Eksperti i transferimeve tregon cilën fanellë do ta vesh Mbappe në sezonin e ri

18:27 | 02 Mars 2022

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka dhënë disa detaje për qendërsulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe.

Francezit i skadon kontrata në verë dhe thuhet se PSG i ka ofruar rinovim për dy vite, me vlerë 50 milionë euro për sezon plus 100 milionë euro bonus.

Por, Romano thotë se Mbappe që një kohë ka marrëveshje me Realin, të cilët janë duke pritur që ta nënshkruajë kontratën, transmeton lajmi.

“Kylian Mbappe ka marrëveshje verbale me Real Madridin që një kohë të gjatë. Ata janë duke pritur që ta nënshkruajë kontratën”.

Tutje, Romano shtoi se PSG do bëjë çmos që ta bind për rinovimin e kontratës.

“PSG deri në ditën e fundit të kontratës do provojnë ta bindin Mbappe për të qëndruar. Nuk është vetëm për para, por edhe për jetën personale dhe jetën në përgjithësi. Do provojnë në çdo mënyrë të mundshme”, nënvizoi ai.

Ndërsa, “El Chiringuito” raportoi më herët se çështja e Mbappe është e mbyllur dhe që francezi në verë do bëhet futbollist i Realit.

Komento: