Eksportimi i vaksinave nga BE-ja, Von der Layen befason me deklaratën

18:09 | 28 February 2021

Von der Layen mund të ndalojë eksportimin e vaksinave nga BE-ja.

Ursula von der Layen siguroi udhëheqësit e BE-së se ajo do të ndalonte largimin e vaksinave nga Bashkimi Evropian nëse furnitorët, si AstraZeneca nuk arrinin të dorëzonin sasitë e rëna dakord.

Premtimi i Presidentes së Komisionit Evropian në samitin virtual pasoi kur udhëheqësit lëshuan një deklaratë duke premtuar “përshpejtimin e administrimit të vaksinave”, me vetëm 8 për qind të popullatës së rritur që merr dozën krahasuar me 27 për qind në Britaninë e Madhe.

“Nëse kompanitë nuk përmbushin detyrimet e tyre kontraktuale, por vazhdojnë të eksportojnë, komisioni mund të vendosë të tërheqë lëvizjen drejt regjimit të eksportit”, u tha Von der Layen krerëve të shtetit dhe qeverisë gjatë një takimi privat, sipas një burimi të lartë diplomatik cituar nga theguardian.

Muajin e kaluar, KE-ja zbatoi një skemë miratimi emergjence për të lejuar vendet anëtare të BE-së të bllokojnë eksportet.Në samitin e së enjtes, udhëheqësit e BE-së ranë dakord që vaksinimi, prodhimi i vaksinave duhet të përshpejtohet dhe që të ashtuquajturat pasaporta COVID duhet të futen.

Komento: