Ekspozoi këmbët jashtë veturës në autostradë, gjobitet shoferi

16:30 | 13 Shtator 2023
ekspozoi-kembet-jashte-vetures-ne-autostrade,-gjobitet-shoferi

Policia e Kosovës njoftoi të mërkurën se ka gjobitur një shofer, pasi gjatë vozitjes ka ekspozuar këmbët jashtë veturës.

Sipas njoftimit, të njëjtit i është shqiptuar gjobë 60 euro nga Njësia për Kontroll të Autostradave.

“Ekspozim i pjesëve të trupit-këmbët jashtë mjetit në lëvizje! Njësia për Kontroll të Autostradave ka arritur që të identifikoj kundërvajtësin ku shihet duke ekspozuar pjesë të trupit-këmbët jashtë mjetit në lëvizje (foto në bashkëngjitje), ndaj të njëjtëve është shqiptuar gjobë”, thuhet në komunikatën për media.

Komento: