
Sot, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Njësiti për Menaxhimin e Urdhëresave të stacionit të Podujevës, ka realizuar pranimin e një personi të kërkuar me dy urdhëresa aktive të gjykatës, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
I kërkuari është ekstraduar në Kosovë,sot rreth orës 01:00, në bashkëpunim me autoritetet austriake dhe ato vendore.
Menjëherë pas pranimit, ai është dërguar për vuajtje të dënimit (1 vit e 6 muaj).
Policia e Kosovës vazhdon angazhimin për zbatimin e ligjit dhe sjelljen para drejtësisë të personave të shpallur në kërkim.