Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një i kërkuar për vjedhje të rëndë

10:40 | 07 Gusht 2026
ekstradohet-nga-gjermania-ne-kosove-nje-i-kerkuar-per-vjedhje-te-rende

Prishtinë, 7 gusht 2026 – Një shtetas i Kosovës, i kërkuar me letërarrestim ndërkombëtar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, është ekstraduar sot nga Gjermania në Kosovë.

Sipas Policisë së Kosovës, ekstradimi është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim me njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës, institucionet e drejtësisë dhe autoritetet gjermane.

I dyshuari ishte arrestuar në Gjermani pasi kërkohej nga INTERPOL-i me letërarrestim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

Pas mbërritjes në Kosovë, ai u është dorëzuar njësive kompetente të Policisë së Kosovës për vazhdimin e procedurave ligjore.

Policia e Kosovës bëri të ditur se bashkëpunimi ndërkombëtar me institucionet vendore, shtetet partnere dhe organizatat ndërkombëtare do të vazhdojë, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të veprimtarive kriminale, si dhe gjurmimit, arrestimit dhe sjelljes para drejtësisë të personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit.

Komento: