
Policia e Kosovës (PK) njofton se me njësitet e saj nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të saj, dhe institucionet e drejtësisë, të mërkurën ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar B.Z., nga Zvicra për në Kosovë.
Sipas Policisë, i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane pasi që po kërkohej përmes Interpolit me letër-rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Mashtrim” dhe se u ishte shmangur drejtësisë.
“Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre Zvicerane”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.