Ekzekutohen pensionet me 100 euro shtesë për pensionistët

09:47 | 18 October 2022

Me tri ditë vonesë janë ekzekutuar pagesat për të gjithë pensionistët.

Siç ka njoftuar Ministria e Financave arsyeja e shtyrjes së ekzekutimit të pagesave ka qenë aplikimi i shtesës prej 100 euro sipas vendimit të Qeverisë në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, për të cilën ka qenë i nevojshëm një proces shtesë verifikimi.

Pensionistët mund t’i tërheqin pensionet e tyre në orët e paradites.

“Arsyeja e shtyerjes është aplikimi i shtesës prej 100 euro sipas vendimit të Qeverisë në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, për të cilën ka qenë i nevojshëm një proces shtesë verifikimi.

Duke shpresuar në mirëkuptim të të gjithë përfituesve, ju sigurojmë se stafi i ministrisë është duke punuar intenzivisht ashtu që ekzekutimi i pensioneve me shtesën prej 100 euro të bëhet nesër që në sesionin e paradites”, u tha në njoftimin e Ministrisë.

Komento: