Ekzekutohen subvencionet për ngrohje për mbi 20 mijë familje në asistencë sociale

19:49 | 08 Dhjetor 2023

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se është bërë pagesa e subvencionimit për ngrohje, për familjet në asistencë sociale.

Murati bëri të ditur se nga subvencionimi për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje kanë përfituar 20 mijë e 339 familje në asistencë sociale.

Kjo masë është e mbështetur nga Bashkimi Evropian, ku Murati ditë më parë ka bërë të ditur se familjet përfituese nuk kanë pasur nevojë që të aplikojnë./Front Online

Komento: