“Ekziston rreziku i moskrijimit të Qeverisë nga VV e LDK”

20:27 | 21 November 2019

Krijimi i Qeverisë së re pritet të ndodh nga VV dhe LDK.

Analisti politik, Dastid Pallaska, ka thënë ekziston rreziku i mosformimit të Qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Pallaska ka vlerësuar se Vetëvendosje ka pretendime maksimaliste në diskutimet me LDK’në.

“Rreziku i moskrijimit të qeverisë është po aq sa edhe mundësia e krijimit të qeverisë”, ka thënë Pallaska.

“Duhet të kemi pritje reale dhe ajo që mua më brengosë është që më pak po shoh diskutime mes partnerëve e më shumë paraqitje mediale individuale, të cilat lënë përshtypjen se liderët e partitë po vazhdojnë fushatën elektorale duke i siguruar pozicionet e tyre në rast të dështimit të koalicionit për të fajësuar njëra tjetrën për këtë”, ka deklaruar ai.

Komento: