El Clasico Barcelona – Real Madrid, Valverde me deklaratë të fuqishme

19:32 | 17 Tetor 2019

Tensionet në mes të Katalunisë dhe Spanjës po ndikojnë edhe në futboll.

Situata në shtetin e Katalojnës nuk është edhe aq e qetë ditëve të fundit, dhe me këto ndodhi, autoritetet spanjolle kanë propozuar që ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madrid të luhet në Madrid.

Tranjeri i skuadrës katalane ka thënë se as nuk mund ta paramendojnë një gjë të tillë, përkundër kërkesave të spanjollëve.

“Ka pasur shumë zëra që janë lidhur me këtë ndeshje. Ekzistonte mundësia që të zhvendosej loja në Madrid, por nuk e shohim atë opsion” ka thënë Valverde, transmeton lajmi.

“Ne kemi një ndeshje në udhëtim gjatë këtij vikendi, pastaj do të kemi një tjetër në vikend, dhe pastaj do duhej të udhëtonim prapë. Dhe jo për këtë arsye, por për respektimin e kalendarit dhe tifozëve, dhe normalisht duam të luajmë në fushën tonë. Do të shohim çfarë ndodh” ka thënë tutje trajneri.

Klasikja e parë e sezonit është planifikuar të luhet më 26 tetor, në mitikun ‘Camp Nou’.

Komento: