El Clasico, ky është rezultati i pjesës së parë

21:50 | 01 Mars 2020

El Clasico mbyllet pa gola në pjesën e parë.

Nuk është shënuar asnjë gol në ‘Santiago Bernabeu’ në pjesën e parë, në takimin midis Real Madridit dhe Barcelonës.

Anipse një ndeshje mjaft intensive, gola nuk pati – kurse rastet më të rrezikshme i takuan mysafirëve.

Fillimisht, Artur doli përballë Courtois me këtë të fundit që devijoi në korner goditjen e brazilianit.

Pak minuta më vonë, portieri belg tregoi që sonte është në formë të lartë duke pritur një goditje të fuqishme të Leo Messit.Ndërkohë, Reali u mundua me Vinicius e Benzema por pa rezultat.

Ndërsa, sa i përket ndëshkimeve – tre kartona të verdhë janë nxjerrë nga gjyqtari Lahoz, dy për Los Blancos dhe një për Blaugranasit.

Komento: