El-Khelaifi zbulon ku do të luaj Neymar dhe Mbappe edicionin e ri

13:48 | 23 Shkurt 2019

Presidenti i Paris Saint-Germain Nasser El-Khelaifi ka zbuluar se klubi nuk do të shesë Neymari dhe Kylian Mbappe.

Ai është shprhur 2000 për qind i sigurt se ata do të qëndrojnë në PSG edhe edicionin e ardhshëm, raporton Le Parisien, përcjell ORAinfo.

“Mbappé dhe Neymar sigurisht se do të qëndrojnë me ne, kjo nuk është 100%, ato mbeten në klub 2000 %. Sipas disa mediave franceze, ne do të detyrohemi të shesim një nga dy, por mund të them që të dy nuk do të largohen. Fair Play Financial nuk na detyron në asnjë mënyrë që të na privojë nga yjet tanë”, ka thënë El-Khelaifi. /ORAinfo/

Komento: