Elegante, me flokë të shkurtra dhe tepër sensuale: Kjo është modelja që ndau çiftin e bujshëm Wanda Nara dhe Mauro Icardi

10:01 | 17 Tetor 2021

Wanda Nara i ka dhënë lamtumirën Mauro Ikardit me një postim të pazakontë në rrjetet sociale sot dhe të gjithë janë të bindur se bëhet fjalë për një tradhti të futbollistit ndaj modeles argjentinase. Menjëherë ka filluar “gërmimi” për të mësuar për tradhtinë e Ikardit dhe në rrjete sociale qarkullon kudo i njëjti emër, Eugenia “Çina” Suarez.

Sipas mediave të ndryshme, Ikardi ka tradhtuar Uanda Narën me 29-vjeçaren e cila është një modele, aktore dhe këngëtare e njohur argjentinase.

Nuk dihet ende se kur ka ndodhur gjithçka dhe si e ka zbuluar Uanda Nara, por të gjithë duken të bindur se bukuroshja është arsyeja pse Ikardin me plot gojë e kanë nxjerrë jashtë nga shtëpia.

Wanda Nara dhe Mauro Ikardi nuk janë më bashkë, ose të paktën kështu duket nga mesazhi i publikuar sot nga modelja argjentinase në rrjetet sociale.

Në mënyrë të papritur, në rrjete sociale është shfaqur një mesazh i qartë i saj. “Një tjetër familje që shkatërrove për një ku*vë”, shkruante Uanda e cila menjëherë e ka hequr nga lista e ndjekësve sulmuesin argjentinas të PSG-së.

Bashkë me të, ajo ka hequr nga lista e ndjekësve edhe aktoren Eugenia Suarez dhe sipas fansave të shumtë të saj në rrjetet sociale, dyshohet si Ikardi e ka tradhtuar me këtë të fundit, duke sjellë vendimin e menjëhershëm të saj për t’u shkëputur nga sulmuesi.

Komento: