“Elektrosever” e paraqet Kosovën me fusnotë, Qeveria hesht, BE’ja e quan problem teknik

22:32 | 17 September 2022

Kompania serbe ende nuk po e njeh Kosovën si shtet.

Marrëveshja për energjinë elektrike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është ndër të rrallat që u arrit pa barrikada në veri të vendit.

Zyra e Rregullatorit për Energji duhej t’i jepte licencë kompanisë serbe “Elektrosever”.
Marrëveshja duhet të fillojë së implementuari brenda 100 ditësh.

Por, ky afat pritet të mos respektohet, pasi që ende nuk janë finalizuar dokumentet ndërmjet KOSTT-it e “Elektroseverit”.

“Elektrosever” ka vendosur fusnotë në çdo pjesë të dokumentit, ku duhej të figuronte Republika e Kosovës

Nga Bashkimi Europian, këto vonesa po i quajnë teknike.

Këto vonesa nuk po konsiderohen teknike, por puro politike nga e para e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Por, si e konsideron Kusari-Lila përdorimin e fusnotës nga kompania “Elektrosever”?

Kusari thotë se Qeveria e Kosovës këto probleme do t’i adresojë menjëherë tek partnerët ndërkombëtarë.

Megjithatë, kur kanë mbetur edhe dy javë deri sa të skadojë afati për zbatimin e marrëveshjes, nga opozita shprehen skeptikë.

Për Shalën është brengosëse që, ëse implementimi nuk fillon, energjia elektrike në veri do të paguhet prapë nga Qeveria e Kosovës.

Për këtë çështje T7 ka pyetur edhe kryenegociatorin kosovar në dialog, Besnik Bislimi, por nuk ka marrë përgjigje.

Megjithatë shefi i tij, kryeministri Albin Kurti, një ditë më vonë tha se marrëveshje të re nuk do të ketë.

Komento: