
Votat e diasporës janë numëruar sot.
Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve sot ka filluar numërimi i votave të ardhura me postë.
Gazeta Online “Reporteri.net ka siguruar rezultatet e votave të diasporës për Klinën.
Diaspora më së shumti e ka votuar kandidatin e AAK-së, Zenun Elezaj, me 140 vota, pas tij renditet Lulzim Dragidella i VV-së me 36 vota, i treti Besim Hoti i LDK-së me 35 vota kurse i fundit Esat Raci i PDK-së 24 vota.
Në balotazhin që mbahet me 14 nëntor do të ballafaqohen Elezaj i AAK-së që doli i pari në raundin e parë me 43.10% dhe kandidati i PDK-së, Esat Raci që mori 27.60% të votave të qytetarëve.