
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në komunën e Klinës, duke rritur ndjeshëm nivelin e lumenjve dhe duke përmbytur disa zona. Sipas deklaratës së dhënë për Kanal10 nga kryertari i Klinës Zenun Elezaj, situata po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet dhe ekipet përkatëse janë në terren.
“Në komunën e Klinës reshjet janë intensive ka vërshime në të gjitha anët e rrjedhjes së lumenjëve, niveli i ujit është në rritje e sipër edhe në drejtim të Ujmirit. Të gjitha bizneset te Guri i Zi janë të përmbytura, s’ka familje të evakuuara. Ne jemi duke e monitoru situatën dhe sigurisht edhe qytetarët po e bëjnë at që duhet bërë, monitorimin dhe kujdesin. Kompanitë që mirëmbajnë rrugët jemi në teren dhe ku ka nevojë po bëjnë ndërhyrje”, tha ai për Kanal10.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e institucioneve derisa reshjet të pushojnë dhe niveli i ujit të stabilizohet.