Elezi: Alarm serioz për SHKK-në arratisja nga burgu, kjo tregon se menaxhimi i burgjeve është në situatë të rëndë

19:53 | 08 Korrik 2024
elezi:-alarm-serioz-per-shkk-ne-arratisja-nga-burgu,-kjo-tregon-se-menaxhimi-i-burgjeve-eshte-ne-situate-te-rende


Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, për FrontOnline, e konsideron alarm serioz arratisjen e një të dënuari nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës.

‘’Arratisja e njërit prej personave që konsiderohet me rrezikshmëri të lartë nga një qendër siç është ai i Smrekonicës, është alarm serioz sa i përket qendrave të SHKK-së’’ thotë ai.

Elezi, thotë se për këtë ka një vlerësim dhe protokoll se si duhet bërë vlerësimi i sigurisë dhe përcaktimi për vendin se ku i burgosuri do të vuaj dënimin.

‘’Duke filluar nga vendimi apo vlerësimi i shkallës së sigurisë, kur dihet se ka një procedurë, një protokoll për personat që kanë një vuajtje të dënimit dhe ai protokoll ka paraparë që të kemi një vlerësim sigurie dhe përmes atij protokolli duhet përcaktohet vendodhja apo vendi ku do ta vuaj dënimin’’ thekson ai.

Ai thotë se në rastin konkret, dhe rasti si i Enver Sekiraqës, tregojnë se se menaxhimi i burgjeve është në situatë të rëndë, duke kërkuar kështu përgjegjësi nga hiarkia e SHKK-së.

‘ Në rastin konkret, përkundër faktit që kemi pasur të bëjmë me një person me rrezikshmëri të lartë, kishte arritur që i njëjti të përfitoj nga lehtësirat në burg, po ashtu të përfitoj për vikend dhe për përftimet tjera. Kjo ikje dhe ikja e më parshme e Sekiraqës. është tregues i saktë se menaxhimi i burgjeve dhe qendrave është në një situatë të rënd dhe këtu duhet pasur përgjegjësi tek struktura udhëheqëse e SHKK-së, sepse është një përgjegjësi nga i pari e deri tek roja atje’’ thekson Bedri Elezi.

Komento: