Elezi i KQZ-së: Kanë ardhur mbi 90 mijë aplikime, ndërkaq numri i aplikimeve që janë në shqyrtim është mbi 18 mijë

09:08 | 27 December 2024
elezi-i-kqz-se:-kane-ardhur-mbi-90-mije-aplikime,-nderkaq-numri-i-aplikimeve-qe-jane-ne-shqyrtim-eshte-mbi-18-mije

Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për FrontOnline thotë se si votues jashtë Kosovës në periudhën 29 gusht – 26 dhjetor 2024, deri në orën 23:59 janë regjistruar 90,860 persona, ndërkaq numri i aplikimeve që janë në shqyrtim është 18,244.

Elezit theksoi se shumica e kërkesave të refuzuara kanë pasur probleme me dokumentacionin, ku aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht dokumentin e identifikimit.

‘’ Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit. KQZ i informon individualisht aplikuesit e refuzuar për arsye të refuzimit të kërkesës së tyre si dhe për mundësinë e ri-aplikimit për regjistrim, duke bashkëngjitur dokumentet e nevojshme për të përmbushur kërkesën e tyre në përputhje me udhëzimet e KQZ-së’’ deklaroi ai.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, si votues jashtë Kosovës në periudhën 29 gusht – 26 dhjetor 2024, deri në orën 23:59 është: 90,860, ndërkaq numri i aplikimeve që janë në shqyrtim është: 18,244.

‘’Si votues jashtë Kosovës në periudhën 29 gusht – 26 dhjetor 2024, deri në orën 23:59 është: 90,860, ndërkaq numri i aplikimeve që janë në shqyrtim është: 18,244.’’ tha Elezi për FrontOnline.

Komento: