Elezi: Prodhimi i municioneve ka efekt pozitiv edhe në ekonomi

20:26 | 27 November 2024
elezi:-prodhimi-i-municioneve-ka-efekt-pozitiv-edhe-ne-ekonomi


Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, theksoi se Forca e Sigurisë së Kosovës është tashmë një strukturë e mire organizuar dhe e mbështetur nga NATO, e cila ka mbikëqyrur zhvillimin e saj.

‘’ Sa i përket Forcës së Sigurisë së Kosovës relativisht është një strukturë mjaft mirë e organizuar, e cila është themeluar dhe mbështetur në vazhdimësi nga NATO ‘’, tha Elezi për FrontOnline.

Sipas Elezit, Forca e Sigurisë ka kapacitetet e nevojshme për ta mbrojtur territorin e Kosovës dhe mund të menaxhojë të gjitha sfidat e mbrojtjes në nivel të shtetit.

‘’ Me të drejtë mund të konstatojmë se Forca e Sigurisë së Kosovës ka të gjitha kapacitetet e saja sa I përket organizimit të mbrojtjes për territorin e Republikës së Kosovës dhe për mundësitë teknike organizative që mund ti ketë një vendi  sa është Republika e Kosovës’’, theksoi Elezi.

Ai po ashtu theksoi se pas luftës, Kosova ka importuar të gjitha municionet, kryesisht nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, dhe kjo është hera e parë që Kosova po tenton të prodhojë vetë municione.

‘’ Nga pas lufta nuk ka pas asnjë lloj të prodhimit të municioneve, të gjitha municionet deri më tani janë importuar vende të ndryshme e posaçërisht nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian apo nga shtetet anëtare të NATO-s , pra  është hera  e parë që Kosova po tenton të bëjë prodhim të municioneve’’, deklaroi ai për FrontOnline.

Elezi e konsideroi këtë një hap të rëndësishëm edhe për aspektin ekonomik, pasi do të kontribuonte në zhvillimin e industrisë dhe kapaciteteve teknike të vendit.

‘’ Prodhimi I  municioneve është I rëndësishëm  edhe për ekonomi edhe për aspektin teknik kur kemi shembull një situatë të jashtëzakonshme çdo vend duhet të ketë municonet e veta e jot ë presë nga vend et e tjera’’, tha Elezi.

Ndërkohë, ai theksoi se, megjithëse ekspertiza në fushën e prodhimit të municioneve nuk është ende në nivelin më të lartë të mundshëm, Kosova është në një rrugë të mirë dhe po i afrohet standardeve të kërkuara.

‘’ Sa i përket çështjes së ekspertizës mund të themi se kemi  një ekspertizë të pranueshme ndoshta jo e nivelit të duhur që dëshirojmë po në fakt me të drejtë mund të themi se jemi në një rrugë të mirë’’, përfundoi Elezi.

Komento: