Elezi: Të dielën numërohen vetëm votat për subjektet politike, të hënën fillon numërimi i votave për kandidatët për deputet

08:38 | 09 Shkurt 2025
elezi:-te-dielen-numerohen-vetem-votat-per-subjektet-politike,-te-henen-fillon-numerimi-i-votave-per-kandidatet-per-deputet


Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për FrontOnline, njofton se sipas Ligjit të ri për zgjedhje, ka ndryshuar edhe forma e numërimit të fletëvotimeve. Sipas tij, në ditën e zgjedhjeve do të votohen vetëm votat e qytetarëve që kanë votuar për subjektet politike, derisa një ditë pas do të filloj numërimi i votave për kandidatët për deputet nëpër Qendrat Komunale të Numërimit.

‘’Ligji i ri për zgjedhje ka ndryshuar formën e numërimit të fletëvotimeve në ditën e zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat që qytetarët kanë votuar për subjektet politike, një ditë më pas nga dita e hëna në Qendrat Komunale të Numërimit, do të filloj procesi i numërimit të votave për deputet’’ tha ai.

Sipas tij, kjo kjo do të ia mundësoj KQZ-së që në një kohë të shpejtë të i publikoj rezultat preliminare të subjekteve politike.

‘’Kjo kjo do të ia mundësoj KQZ-së që në një kohë të shpejtë të i publikoj rezultat preliminare të subjekteve politike’’ tha ai.

Komento: