Eli Fara tregon se jetën e saj kur ishte nuse, zbulon diçka të papritur

18:24 | 07 April 2019

Këngëtarja nga Shqipëria, Eli Fara ka folur për jetën e saj private.

Eli Fara ka folur për martesën e saj dhe jetesën në shtëpinë e ish-bashkëshortit.

E ftuar sot në “E Diell”, këngëtarja e muzikës popullore, ka treguar se ishte shumë e turpshme kur ishte nuse.

“Unë isha në shkollë kur u martova. Janë ca historira që nuk thuhen, por mbaj mend që isha shumë e turpshme dhe nuk haja bukë. Nëse nuk më jepnin të haja, rrija pa ngrënë”, tha ajo.

Këngëtarja pohoi se i respektonte të gjitha zakonet e shtëpisë tamam si një nuse . Pyetjes se kur filloi të hante tamam bukë, Eli Fara i dha një përgjigje epike:“Kur u ndava”!

Komento: