Elijona dhe Klodi nuk përmbahen, i gjuhen më puthje e ledhatime Leonora Jakupit

11:55 | 11 Qershor 2026

Klodi dhe Elijona, dy nga emrat më të komentuar të edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, vazhdojnë të shfaqen shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit edhe pas përfundimit të spektaklit.

Së fundmi, ata kanë publikuar disa fotografi krah këngëtares dhe opinionistes Leonora Jakupi, të realizuara gjatë një takimi në orët e vona të mbrëmjes.

Imazhet kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve, sidomos një detaj i veçantë.

Në disa prej pozave, Klodi dhe Elijona shihen duke e puthur Leonorën në faqe, moment që është komentuar mjaft në rrjetet sociale.

Krahas një prej fotografive, Elijona ka shkruar: “Të duam pafund”, duke lënë të kuptohet raportin e afërt që kanë me Leonora Jakupin.

Komento: