Prokuroria e shtetit ende po e heton Milan Radojiçiq, për eliminimni e politikanit serb në veri të Kosovës, Oliver Ivanoviç.
Radojiçiq ende gjendet në arrati.
I njëjti, po dyshohet se ka gisht në eliminimin e Oliver Ivanoviqit, së bashku me katër persona tjerë të arrestuar nga Policia e Kosovës, shkruan lajmi. net.
Jo rrallë herë, zyrtarë nga Beogradi kanë akuzuar Prishtinën për ecurinë e këtyre hetimeve për zbardhjen e krimit.
E këto deklarata nuk po do ti komentojë Prokuroria Speciale e Kosovës.
Prokurori Special, Sylë Hoxha, ka thënë sot për Insajderin serb se Prokuroria Speciale nuk do të merret me deklaratat e politikanëve, dhe se e njëjta do të veprojë vetëm sipas ligjeve në fuqi.
“Ne nuk merremi me deklaratat e politikanëve të cilët japin qëndrime të ndryshme për punën e Prokurorisë”, ka thënë Hoxha.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale është duke hetuar rolin e Radojiçiq në eliminimin e Ivanoviqit më 16 janar të këtij viti.
I njëjti, duke mos dashur të ndërhyjë në procesin hetues nuk ka dashur të jap më shumë detaje.
Kujtojmë, se çështja e privimit nga jeta e Ivanoviqt u riaktualizua me deklaratën e presidentit Thaçi, i cili tha se autorët e këtij krimi gjenden në Serbi.
Menjëherë pas kësaj, pasuan reagimet e krerëve shtetëror serbë.
Ivanoviq u privua nga jeta më 16 janar para zyreve të partisë së tij në Mitrovicë të Veriut.