Eliminimi i Real Madridit, kështu festoi Luis Suarez

08:12 | 06 Mars 2019

Real Madrid është eliminuar mbrëmë nga Liga e Kampionëve para tifozëve të vet në Santiago Bernabeu nga Ajax.

Ajaxi e siguroi një vend në çerekfinalet e këtij sezoni të Ligës së Kampionëve, përmes fitores me rezultat 4:1 kundër Real Madridit, në stadiumin Santiago Bernabeu. Kjo bëri që Luis Suarezi ta pranojë se ka qenë gjithmonë tifoz i Ajaxit.

Sulmuesi uruguaian i Barcelonës kishte qenë pjesë e skuadrës së Ajaxit, pasi u largua nga Gringen. Aty, Suarezi e bëri paraqitjen e tij të parë në Evropë dhe dashuria për klubin nga Amsterdami i ka vazhduar deri më tani, transmeton Express.

“Urime, kam qenë gjithmonë tifoz i Ajaxit”, shkroi Suarez në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter.
Barcelona do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje të tjera, para se të përballet me Lyonin. Ndeshja kthyese do të zhvillohet më 13 mars, në Camp Nou, ndërsa ndeshja e parë përfundoi me rezultat 0:0.

Komento: