Eliminimi nga Europa League, vjen deklarata shokuese nga Gattuso

08:31 | 14 Dhjetor 2018

Gjiganti Italian Milan nuk ka arritur të kalojë as fazën e grupeve në Europa League.

Milan janë eliminuar nga Liga e Evropës pas humbjes turpëruuse 3:1 në udhëtim te Olympiacos.

‘Rossonerët’ kalonin tutje edhe me humbje me një gol diferencë, por humbja 3:1 ishte fatale për ata.

Kjo është hera e parë që Milan nuk arrin të kaloi fazën e grupeve në një garë evropiane që nga viti 1999/2000.

“Ka shumë zhgënjim. Ne së pari nuk duhet t’i harrojmë miliona tifozë të Milanit”, ka deklaruar Gattuso, përcjell lajmi.

“Ne e kishim lojën në dorë, por kur krijoni tetë mundësi shënimi në një stadium si ky, dhe filloni të bini në momentin e parë të vështirë, atëherë eliminimi është i merituar”.

“Me disa gabime që bëmë, ne nuk e merituam të shkojmë tutje. Ne e dhuruam lojën”.

“Ne e dhuruam lojën, nuk ka justifikime, dhe duhet të marrim përgjegjësi për këtë”, ka vazhduar Gattuso, i cili është parë shumë i nervozuar pas ndeshjes.

Komento: