Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka pranuar se skuadra e tij ka dështuar në pjesën e deritashme të edicionit.
Juve të martën u mposht nga Benfica dhe është pa gjasa për avancim në fazën nokaut të Championsit.
“Pjesa e parë e edicionit qartë se nuk ishte e mirë për ne. Jemi jashtë Ligës së Kampionëve dhe kemi mbetur prapa në Serie A. Por duhet të reagojmë. Kemi bërë shumë gabime sonte, por nuk është e vlefshme të flasim për këtë tani. Jam i lumtur për të rinjtë, të gjithë kanë luajtur mirë me energji mentale dhe teknikë që na duhej në atë fazë të ndeshjes”, ka thënë Allegri.
“Më shumë se qasja e gabuar, mendoj se na ka kushtuar fakti që ishim shumë të butë në mbrojtje në pjesën e parë. Jemi të dëshpëruar dhe të zemëruar pasi mbetëm jashtë Championsit. Tani duhet të fokusohemi në ligë dhe të mbesim të fokusuar ndaj Parisit, pasi duhet së paku të kualifikohemi në Ligën e Evropës”, ka thënë Allegri.