Eliminohet zjarri në deponinë e Sferkës, mbulohet me dhe

18:40 | 01 Gusht 2026
eliminohet-zjarri-ne-deponine-e-sferkes,-mbulohet-me-dhe

Është stabilizuar gjendja në deponinë e mbeturinave në Sferkë, pasi ka përfunduar procesi i mbulimit të saj me rreth 24 mijë metra kub dhe, duke bërë që zjarri dhe tymi të eliminohen plotësisht.

Lajmin e ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Mbeturinave “Ambienti” në Pejë, e cila njoftoi se deponia tashmë ndodhet në gjendje stabile dhe se po vazhdon procesi i ajrosjes së zones.

Sipas kompanisë, punimet janë realizuar në përputhje me rekomandimet e Inspektoratit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të cilat parashihnin mbulimin e deponisë me dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit dhe tymit.

KRM “Ambienti” vlerësoi se koordinimi mes institucioneve dhe akterëve të përfshirë ishte vendimtar për menaxhimin e situatës dhe rikthimin e normalitetit.

Në fund, KRM “Ambienti” falënderoi qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin gjatë kësaj periudhe, duke bërë të ditur se situata në deponinë e Pejës është rikthyer në normalitet.

Komento: