Mesfushori kosovar Elior Blakçori, nga ky sezon do të djersit fanellën e klubit më të ri kosovar, “F.C Hajvalia 2020”.
Ky njëherësh do të jetë përforcimi më i ri i këtij klubi i cili drejtohet nga këngëtari i njohur Mehdin Pergjeçaj i njohur si “Meda”.
F.C Hajvalia 2020 përmes faqes së tyre zyrtare kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje me futbollistin Elior Blakçori, përcjell ORAinfo.
Në prezantimin e lojtarit, ata kanë thënë se Elirorin e karakterizon shpejtësia, teknika dhe intelegjenca në lojë.
Elirori më parë ka qenë lojtar i klubit të njohur nga kryeqyteti F.C. Prishtina.
Ndryshe, këngëtari i njohur kosovar, Mehdin Pergjeçaj, më mirë i njohur në publik me pseudonimin
“Meda”, është zgjedhur president i klubit të ri kosovar, “F.C Hajvalia 2020”, i cili u themelua ditë më parë.
“Medës” mirëseardhje përmes rrjeteve sociale i ka uruar klubi i sapoformuar.
“Të dashur qytetarë të Hajvalisë, Të nderuar sportistë, “F.C Hajvalia 2020” ka nderin dhe kënaqësinë që të prezantoj para jush një figurë të shquar në Kosovë. Një prej artistëve më të mëdhenjë kosovar, një tifoz i madh i futbollit, sot, zyrtarisht, është zgjedhur president i klubit tonë. Zonja dhe zotërinjë, Mehdin Pergjeçaj – MEDA!”, ka njoftuar “F.C. Hajvalia 2020”.
Nga ana e tij, presidenti i ri i klubit e ka shprehur nderin dhe privilegjin për postin që iu besua, duke u shprehur i gatshëm për të ndihmuar. /ORAinfo/