Elita Rudi po vazhdon të jetë një ndër moderatoret më të përfolura dhe më të pëlqyera nga publiku shqiptar.
U bë e njohur si moderatore por lidhja e saj me reperin Gjiko bëri që ajo tani të jetë një ndër personazhet më të përfolura, shkruan ORAinfo.
Në shtatorin e kaluar ata bënë edhe dasmën e tyre dhe më vonë u kuptua që Elita është shtatzënë.
E në këtë kohë ajo po kalon në ditët e fundit të shtatzënisë, e në një foto që e ka postuar ka marrë gjithë vëmendjen mbishkrimi ‘bye’ që ka vënë e gjë e cila i ka bërë të dyshojnë fansat e saj./ORAinfo/