Elita Rudi është një ndër moderatoret më të përfolura shqiptare.
Ajo është martuar para pak muajsh me reperin e njohur Gjikon dhe dasma e tyre madhështore dhe me shumë të ftuar bëri bujë të madhe në media.
Elita tani është shtatzënë dhe duket se këtë kohë po e shijon shumë.
Mirëpo, gjatë kësaj kohe ajo ka ndryshuar aq shumë sa mezi po njihet, e në një fotografi të para shumë viteve që e ka postuar ajo sot në Instastory, Elita po na e dëshmon edhe më shumë sa ka ndryshuar./ORAinfo/