Elita publikon foto në krah me Zërin, nënë e bir ju ‘shkrijnë’ me pamjen

20:38 | 06 April 2019

Elita po shkëlqen nga bukuria.

Elita Rudi që nga koha kur ka sjellur në jetë djalin e saj të parë është tërhequr nga jeta publike duke iu përkushtuar maksimalisht familjes së saj të vogël.

Moderatorja e njohur, po qëndron afër personave që e duan dhe e njohin përmes imazheve të publikuara në ‘Instagram’.

Edhe pse ajo është munduar ta mbaj larg syrit të mediave djalin e saj, Zëri, Elita herë pas here ka publikuar fotografi së bashku me të.

Këtë herë prezantuesja po qëndron për pushime në bregdet dhe nga atje ka sjellur disa imazhe të ëmbëla përkrah vogëlushit të saj derisa të dy dukeshin për më bukur se kurrë.

Kujtojmë që Elita vitin që lamë pas kurorëzojë dashurinë e saj me martesë me reperin e njohur, Gjiko.

Komento: