Elita Rudi është një ndër prezantueset shqiptare më të pëlqyera për momentin.
Ajo para pak muajsh u martua më këngëtarin e njohur, Gjikon dhe tani janë në pritje për tu bërë prindër për herë të parë.
Elita bashkë me familjen e bashkëshortit të saj, Gjikos kanë pritur vitin 2019 në Vienë, shkruan lajmi net.
Dhe tani, duket se Elita është duke i shijuar muajt e fundit të shtatzënisë bashkë me vjehrrën, të cilat shfaqen tejet të lumtura pranë njëra-tjetrës.
Nëna e Gjikos ka rrëmbyer vëmendjen e publikut e që lirshëm mund të thuhet se ‘sfidon’ edhe të rejën.
Ndryshe, Elita ende nuk e ka zbuluar gjininë e foshnjes.