Eliza Hoxha i shpëton sulmit nga një turmë qenësh: U sakatova teksa po ikja

23:51 | 26 Shkurt 2023

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i ka shpëtuar një sulmi prej shtate qenëve në kampusin universitar.

Ajo tha se është rrëzuar dhe siç thotë ajo “është sakatuar”, teksa po ikte.

Thotë se është hera e tretë që është duke i ndodhur një gjë e tillë.

“Sonte duke u kthyer në shpi mezi shpëtova nga sulmi i 7 qenëve tek qendra universitare. U rrëzova, u sakatova e se di qysh ika nga ta tu u mbrojtë me çantë…Ama kjo është hera e tretë që më ndodhë në hapësirën e njejtë por në kohë të ndryshme, por hera e parë që po shkruaj pavarësisht që për raste të tjera kam reaguar”, ka shkruar ajo në Facebook.

Më pas deputetja e PDK-së ka kërkuar nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama që ta gjejë një zgjidhje.

“Po i drejtohem kryetarit Rama e të tjerëve në Komunë pa dallim që me ndërmarrë diçka Në studimet e shumta urbane për Prishtinën gjithmonë një nga atributet e forta të saj ka dal të jetë siguria në qytet Ka kohë që Prishtina e ka humbur këtë atribut. Unë jam pjesë e atyre që i duan kafshët dhe nuk dua të cënohen, por kur jeta e njerëzve cënohet përditë duhet të mendohet për një zgjidhje për të dy palët”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

Komento: