Pronarët e Milan kanë dhënë dritën jeshile për transferimin e yllit holandes Memfis Depay.
Transferimi i tij pritet t’i kushtoj Milanit mbi 20 milionë euro.
Anulimi i sezonit të Ligue 1 dhe fakti që – siç qëndron – Lyon do të humbasë garat evropiane sezonin e ardhshëm është një faktor që mund të jetë në favor të Milanit për transferimin e yllit holandez, përcjell ORAinfo.
Presidenti i Lyon-it, Jean-Michel Aulas është përpjekur që Depay të rinovojë por pa sukses deri më tani, pasi ka vendosur një çmim fillestar prej 50 milionë milion, i cili tani është të paktën i përgjysmuar.
Milani ka nisur kontaktet dhe drejtori Ivan Gazidis është gati të bëjë një ofertë prej 20 milionë euro plus një përqindje.
Elliott Management gjithashtu ka dhënë dritën e gjelbër për ofertën dhe blerjen, pasi pronarët e Milan e konsiderojnë hollandezin një objektiv të përsosur pasi ai nuk është shumë i vjetër (26), por do të shtojë cilësi shumë të nevojshme në departamentin sulmues. /ORAinfo/