Milan nuk po shitet.
Sipas raporteve të fundit, pronarët amerikanë të AC Milan, Elliott Management, nuk po kërkojnë të shesin klubin, përveç nëse vjen një ofertë e madhe që nuk mund të refuzohet përcjell ORAinfo.
Siç raportohet nga edicioni i sotëm i Il Sole 24 Ore, fondi amerikan ka përcaktuar një vlerësim për klubin (që përfshin projektin e stadiumit) në 900 milion euro.
Megjithatë, siç u përmend, një shitje nuk është në planet e bordit tani./ORAinfo/