
Elliott Management mund të mbetet në Serie A pas shitjes së AC Milan te RedBird. Amerikanët raportohet se janë të interesuar për një tjetër klub.
Që nga dita e djeshme, pronësia e Milanit ka ndryshuar zyrtarisht. Mbyllja përfundimtare do të arrijë rreth shtatorit, por RedBird Capital ka marrë përsipër San Siro. Fondi amerikan do ta menaxhojë klubin në vitet e ardhshme me një projekt të ri sportiv dhe financiar, përcjell ORAinfo.

RedBird Capital, i drejtuar nga Gerry Cardinale, ka blerë shumicën e aksioneve të AC Milan. Megjithatë, Elliott Management do të mbetet pjesë e klubit Rossoner duke zotëruar një përqindje pakicë. Elliott, me ndihmën e Paolo Maldinit dhe Frederic Massara, brenda katër viteve ndërton një skuadër konkurruese të aftë për të fituar Scudetton pas njëmbëdhjetë sezonesh.
Familja Singer ka bërë detyrën e saj por aventura e tyre në futbollin italian mund të mos ketë mbaruar. Corriere dello Sport raporton se Elliott mund të qëndrojë në Itali dhe të investojë në një tjetër klub të Serie A. Burime direkt nga Wall Street pohojnë se fondi amerikan është shumë i tunduar nga rivalët e Milanit, Napoli./ORAinfo/