Elon Musk është duke e monitoruar Unitedin para afatit të fundit për ofertat e blerjes

20:54 | 13 February 2023

Elon Musk, njeriu i dytë më i pasur në planet, njëherësh pronari i Teslas dhe Twitterit, thuhet se po i monitoron bisedimet për blerjen e Manchester Unitedit.

Multimiliarderi i teknologjisë, i cili ka një pasuri prej afro 177 miliardë euro, është duke i përcjellë ngjarjet në Old Trafford, përpara afatit përfundimtar për ofertat që është caktuar nga familja Glazer për të premten, 17 shkurt.

Nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga kampi i Musk në lidhje me interesimin e tij të supozuar për një marrëveshje të mundshme për klubin nga Liga Premier, por Daily Mail pretendon se ai është i interesuar.

Sugjerohet se dhjetëra palë të interesuara tashmë po komunikojnë ngushtë me drejtuesit e klubit, ndërsa në mesin e tyre janë grupe nga Arabia Saudite dhe Amerika, ndërkohë që ka edhe interesim të madh nga Katari.

Musk ka lënë të kuptohet në të kaluarën se nëse do të dëshironte ta blinte ndonjë klub, ky do të ishte Manchester Unitedi: “Nëse do të ishte ndonjë ekip, do të ishte Man U. Ata ishin ekipi im i preferuar si fëmijë.

Komento: