Elseid Hysaj shërohet nga koronavirusi

15:29 | 01 Dhjetor 2020

Elseid Hysaj tashmë është shëruar nga koronavirusi.

Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj ka rezultuar negativ me COVID-19 dhe është rikthyer në Itali.

Shqiptari mungojë që prej kohës kur doli pozitiv në analizat e COVID-19 kur ishte duke përfaqësuar Kombëtaren e Shqipërisë.

Sipas Corriere del Mezziogiorno, testi i fundit ka dal negativ dhe lojtari do lejohet të rikthehet të Napoli.

26-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar shtatë ndeshje për skuadrën e Gennaro Gattusos.

Kontrata momentale Hysaj i skadon në qershorin e vitit 2021 dhe ende s’ka rinovuar me “Napolitanët”.

Komento: