Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e PDK-së, Arianit Elshani, ka thënë sonte se shteti i Kosovës nuk duhet të zbrapse dhe zgjedhjet në komunat në pjesë e veriut të vendit duhet të mbahen më 18 dhe 28 dhjetor.
“Veprimi i sotshëm për hapjen e Zyreve të KQZ-së në Komunat ku do të mbahen zgjedhjet ka qenë i koordinuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Hapja e zyreve është e domosdoshme. Të gjitha aktivitetet e KQZ-së duhet të kryhen përmes prezencës fizike të zyrtarëve tanë në këto komuna, prandaj qasja dhe garantimi i sigurisë janë të domosdoshme”, ka thënë Elshani.
Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se tendencat politike për të destabilizuar dhe për të minuar procesin e zgjedhjeve nuk duhet të lejohen.
Ai i ka bërë thirrhe institucioneve që të ofrojnë siguripër mbarëvajtjes e procesit zgjedhor.
“Prandaj 18 dhe 25 Dhjetori janë datë zgjedhjesh. Deri më tash si KQZ ne kemi Certifkuar Kandidatët për Kryetarë të Komunave dhe Kandidatë për Kuvende Komunale; kemi emëruar U.D Zyrtarë të Lartë Komunal e Komisione Komunale të Zgjedhjeve. Nesër hedhet shorti për subjektet politike, kurse pasnesër fillon fushata zgjedhore, prandaj e gjitha që kërkojmë është siguri në mënyrë që vullneti i qytetarëve të shprehet lirshëm duke zgjedhë përfaqësuesit e tyre, e drejtë kjo e pacenueshme”, tha Elshani.