Elshani: Kemi bashkëpunim shumë të mirë me serbët që jetojnë në veri

14:26 | 25 Shtator 2024
elshani:-kemi-bashkepunim-shume-te-mire-me-serbet-qe-jetojne-ne-veri

Veton Elshani, zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonalë të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut, ka thënë Policia e Kosovës ka bashkëpunim shumë të mirë me serbët që jetojnë në pjesën e veriut të vendit.

Në emisionin Kosova Today në Klan Kosova, ai ka deklaruar se edhe në të ardhmen do të vazhdojë një bashkëpunim i tillë.

“Statistikat e tregojnë më së miri se a jemi duke ecur para apo mbrapa me bashkëpunim, ne kemi më shumë raste të raportuara në gjashtë mujorin e parë të këtij vitit se sa vitit 2022 , më shumë se kur shumica e policëve kanë qenë kosovarë me etni serbe”.

“Dyert janë të hapura për qytetarët gjatë tërë kohës komunikojmë me ata, konsiderojmë se bashkëpunimi është shumë i mirë dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen”, ka thënë Elshani

Komento: