Elvana Gjata shfaqet me flokë kaçurrela
Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata ka rrëmbyer vëmendje me fotografinë e fundit që ka publikuar në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi një milion ndjekës.
Elvana shfaqet me flokë kaçurrela, një stil të flokëve që e kemi parë këngëtaren disa herë, shkruan rtv21.
Ajo ka marrë shumë pëlqime dhe komente pozitive nga ndjekësit e saj.
Ndryshe, “Pa dashuri” është kënga e fundit nga Elvana e cila është kolonë zanore e filmit komedi,
“2 Gisht Mjaltë”.
Kënga ka arritur mbi katër milion klikime në Youtube.