Kosova, shteti i ri i Evropës sot feston 11 vjetorin e Pavarësisë
Pas një kohe të gjatë, Elvana Gjata i është rikthyer sërish publikut, kësaj radhe ajo e nis me Prishtinën, pikërisht në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Në një intervistë për Prive, ylli shqiptar u shfaq plot stil, teksa kishte zgjedhur ngjyrën e flamurit të Kosovës, një fustan blu të dizajnuar nga Valdrin Sahiti. E në sy ra kapeleja që kishte edhe gjatë yje, përcjellë Indeksonline.
Me këtë rast ajo tha se është shumë e lumtur që është në Prishtinë.
“Unë s’është hera e parë që flas për dashurinë e Kosovës, shpirti im e di sa e dua këtë vend, nuk e ndajë asnjëherë nga Shqipëria. Kosova më ka arritur artistikisht, dhe i detyrohem shumë”, tha ajo ndër të tjera.