Elvis Feka: Mbështetja e qytetarëve është motiv për rrugëtimin tonë në Mitrovicë

13:56 | 29 Shtator 2025
Elvis Feka: Mbështetja e qytetarëve është motiv për rrugëtimin tonë në Mitrovicë

Kandidati për asamblist në Mitrovicë nga radhët e PDK-së, Elvis Feka, ka falënderuar familjen Sahiti për mikpritjen dhe mbështetjen gjatë një vizite që zhvilloi atje.

“Faleminderit familja Sahiti për mikpritjen e ngrohtë, respektin dhe mbështetjen që na dhatë! Vlerësimi dhe besimi juaj janë motiv i madh për ne që të vazhdojmë me përkushtim rrugëtimin për Mitrovicën tonë”, tha Feka.

Ai theksoi se angazhimi i tij politik është i lidhur ngushtë me vizionin për një Mitrovicë më të zhvilluar dhe me mbështetjen e qytetarëve.

Komento: