Elvis Hoxha nga Shqipëria e lut Kadri Veselin të mos bëjë koalicion me LDK-në

14:42 | 07 Nëntor 2020

Këshilltari i Kurtit nga Shqipëria e lut Kadri Veselin të mos bëjë koalicion me LDK-në.

Këshilltari i Albin Kurtit, Elvis Hoxha, po i lutet Kadri Veselit që të mos bashkëpunojë me Lidhjen Demokratike të Kosovës për një koalicion dhe që të kërkojë zgjedhje të reja.

Këtë reagim Hoxha e ka bërë pas zhvillimeve të fundit për Specialen.
Ai gjithashtu ka komentuar edhe deklarimet e Baton Haxhiut se Kadri Veseli ka kërcyer nga aeroplani meqë s’kanë mundur të zbresin në Aeroportin e Rinasit.

“Po të jetë i zgjuar, Kadri Veseli kupton se vetëm me vendosjen e qeverisë Kurti 2, do të ketë një atmosferë pozitive përreth gjykimit special. Me qeveri gjysmake LDK-je, Kadriu nuk shkon tutje. Shembull: Nuk është se e besuam Batonin në lidhje me kërcimin e Kadriut, por mësuam se në vitin ’98 Kadriu paskesh qenë me Batonin në një avion.

Nuk morëm vesh se ku shkoi avioni me Batonin më tej. Do të ishte mirë që Kadri Veselit, në këtë çast, të mos i dalë në mbrojtje Baton Haxhiu. Sepse Baton Haxhiu e ka zhytur në gabime”, ka shkruar Hoxha.

“Nëse Kadriu do ta mbrojë veten, është mirë që, më së pari të mos mbrohet më prej njerëzve që e kanë orientuar keq.

Së dyti, t’i kërkojë partisë së vet, me aq ndikim sa ka, të mos hyjnë në koalicion me LDK-në, por të ndihmojnë menjëherë procesin e zgjedhjeve dhe një legjitimitet të ri. Vetëm një legjitimitet i ri do ta reduktojë rolin e Gjykatës Speciale”, ka përfunduar ai.

Komento: