Elvis Naçi gëzon familjen e dy vëllezërve nga Gjilani: Do të ndërtojmë 3 banesa – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Elvis Naçi gëzon familjen e dy vëllezërve nga Gjilani: Do të ndërtojmë 3 banesa

11:11 | 19 Dhjetor 2019

Elvis Naçi me lajm të mirë: Do të ndërtojmë 3 banesa për familjen e dy vëllezërve Abazi nga Gjilani

Vdekja e dy vëllezërve Abazi, në tërmetin që goditi Shqipërinë muajin e kaluar, ka qenë një humbje e madhe jo vetëm për familjen e tyre, ku lanë pas edhe fëmijë, por për të gjithë vendin.

Megjithatë, njerëzit vullnet mirë janë solidarizuar dhe familja Abazi do të bëhet me tri banesa.

Këtë e ka bërë të ditur Elvis Naçi, humanisti shqiptar.

“Dy vellezerit Abazi qe nderuan jete nen rrenoja lane pas 6 jetime si dhe prinderit e tyre plot me halle! Se bashku me Shqiptaret do ndertojme 3 banesa per keto familje! Zoti i shperblefte bamiresit!”, ka shkruar humanisti shqiptar, në faqen e tij zyrtare Facebook.

Komento: