Eman Rrahmani: Doracaku ka qenë kancer i familjes, kjo është agjendë ideologjike e pushtetit

22:08 | 25 November 2024
eman-rrahmani:-doracaku-ka-qene-kancer-i-familjes,-kjo-eshte-agjende-ideologjike-e-pushtetit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani, se doracaku për edukim seksual ka qenë kancer i familjes tradicionale.

Rrahmani nga “Lista Familja”, tha se ndër tjerash se ka qenë fitore tërheqja e këtyre doracakëve.

“Doracaku ka qenë kancer i familjes shqiptare dhe gjitha komuniteteve tjera”, ka thënë ai.

Më tutje, Rrahmani ka thënë se pushtetet e kaluara kanë shtyrë këto agjenda për shkak të servilizimit, ndërkaq Lëvizja Vetëvendosja thotë se i ka bindje ideologjike që i beson.

“Kjo është një agjendë që ka nisur moti dhe pushtetet e kaluara e kanë pasur nga servilizmi ndaj këtyre agjendave, por duke qenë pjesë e këtij pushteti për katër vjet unë e kam kuptu që kjo është agjendë ideologjike e këtij pushteti që i beson këto vlera”, ka thënë Rrahmani ka thënë në “Presing” të T7.

Komento: