Emanuel Macron këshillon Federatën e Futbollit të Francës: Kontratë të re për Deschampes

13:21 | 15 December 2022

Macron këshillon Federatën e Futbollit të Francës: Kontratë të re për Deschampes.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dëshiron që Federata e Futbollit të Francës t’i ofrojë një kontratë të re trajnerit të tyre, Didier Deschamps, si shpërblim për suksesin e tij në kalimin në finale të Botërorit

Franca shënoi një fitore të vështirë prej 2-0 kundër Marokut në gjysmëfinale të Botërorit për të arritur në finale ku do të ndeshjet me Argjentinën. Presidenti i Francës, Macron, përcolli ndeshjen nga stadiumi Al Bayt të mërkurën dhe u gëzua pasi që Les Bleus arritën fitoren. Shefi i shtetit ka pasur lëvdata për trajnerin Deschamps pas fitores dhe i ka kërkuar Federatës Franceze të Futbollit që t’ia zgjasë kontratën atij, e cila skandon në fund të kësaj gare.

“Një falënderim i madh për trajnerin tonë, Didier Deschamps dhe këtë skuadër e cila në fakt është një miks i disa gjeneratave dhe kjo e bën atë të madhe”, tha Macron për gazetarët pas ndeshjes.

“Kjo është finalja e tretë për Deschamps dhe ai i fiton ato! Nuk mund të këtë dy pa tri, Deschamps i ka tri, me karizmin dhe talentin e tij. Ne do ta mbrojmë kupën pa dyshim dhe natyrisht Deschamps duhet të qëndrojë! Kjo skuadër franceze me bën të jem shumë krenar”.

Komento: