Emërimet e zëvendësministrave, Çitaku: Në universin e Kurtit Kuvendi s’është shpërndarë, mentalitet abuzues

10:10 | 02 Maj 2026
emerimet-e-zevendesministrave,-citaku:-ne-universin-e-kurtit-kuvendi-s’eshte-shperndare,-mentalitet-abuzues

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar rreth emërimeve të fundit që i ka bërë kryeministri në detyrë Albin Kurti, në pozitat e zëvendësministrave.

Çitaku, ka thënë se kjo ‘’nuk është funksionim institucional’’ dhe se, ‘’është mentalitet abuzues ndaj shtetit’’.

Postimi:

Në universin e Albin Kurtit, Kuvendi nuk është shpërndarë dhe Qeveria nuk është në detyrë.

Njeriu vazhdon të emërojë zëvendësministra, të hapë konkurse për pozita të larta në shërbimin civil, të bëjë emërime e shkarkime gjithandej, sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Ky nuk është funksionim institucional. Është mentalitet abuzues ndaj shtetit.

Kur pushteti sillet sikur institucionet janë pronë private, demokracia dëmtohet dhe qytetarët nënçmohen.

#KrejtDheDrejt

Komento: