
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka reaguar pas emërive në Bord të KOSTT-it të gruas së Ministrit Liburn Aliu, Lumnije Aliut, si dhe nipit të Besnik Bislimit, Gëzim Tosuni.
Ai ka thënë se VV dhe Lista Guxo janë “shumicë paralamentare për faqe të zezë”.
“Demolim i parlamentarizmit, demolim i demokracisë, shumicë parlamentare që do mbahet mend gjatë për mediokritet dhe sharllatanizëm institucional”, shkruan mes tjerash Selmanaj në reagimin e tij në Facebook.
Reagimi i plotë:
Lvv&guxo- shumicë parlamentare për faqe të zezë!
Vetëm në seancën e sotme, punësuan gra e nipa në ndërmarrje publike, votuan projektligje kundër kushtetuese dhe demoluan procedurat e ligjbërjes, duke mos i lejuar deputetët të parashtrojnë amendamente, sepse nuk i lanë kohë më shumë se 1 minutë secilit komision të përhershëm.
Demolim i parlamentarizmit, demolim i demokracisë, shumicë parlamentare që do mbahet mend gjatë për mediokritet dhe sharllatanizëm institucional.
TURP!