Emërimi i Halimit në pozitën e drejtoreshës, Abdixhiku: I bindur se puna e saj do të jetë përplot përkushtim e zell

21:03 | 20 Shkurt 2024
emerimi-i-halimit-ne-poziten-e-drejtoreshes,-abdixhiku:-i-bindur-se-puna-e-saj-do-te-jete-perplot-perkushtim-e-zell

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka uruar Sibel Halimin për emërimin e saj në pozitën e Drejtoreshës së Kulturës në Komunën e Prishtinës.

“Përgjatë 3 viteve të shkuara, Sibelin e njoha jo vetëm si një bashkëpunëtore me motiv e energji përplot, por edhe si një pasionante e përkushtuar e kulturës. Sot, jam i bindur se puna e saj në Kryeqytet do të jetë me përplot përkushtim e zell. Që peizazhi kulturor i Prishtinës sot merr vërtetë vlerë”, shkruan Abdixhiku në një postim në profilin e tij në Facebook.

Abdixhiku thotë se Halimi është “kontribuese e pasionante e kulturës sonë”./Front Online

 

Komento: